Kombëtarka e Gjermanisë do të për ballet me Turqinë mbrëmjen e sotme në Berlin dhe trajneri, Julian Nagelsman, do të ketë mundësi të krijojë ide më të qarta drejt turneut madhorë “Euro 2024”.
Në prag të duelit në fjalë, tekniku 36-vjecacr ka analizuar pika kyçe të ekipit, nga përmirësimi i mbrojtjes deri tek lojtarë me premisa në aventurën e Kampionatit Europian që do të mbahet në shtëpinë e tyre.
Megjithatë lajmi më i bujshëm përkon me lëndimin e portierit Marc Andre ter Stegen, i cili është detyruar të largohet nga grumbullimi, si pasojë e një problemi në shpinë.
“Mar-Andre do të mungojë në dy takimet e radhës. Ai ka dhimbje në shpinë dhe sot do të kthehet në Barcelonë për t’u riaftësuar më i qetë. Nuk ka kuptim të rrezikojmë në këtë situatë.
Do e analizojë me kujdes se kush do e mbulojë rolin e numrit ‘1’. Përsa i përket temës së rikthimit të Nojerit, nuk bëhet fjalë.
Në ekip përfshihen lojtarët në bazë të performancës dhe Manueli duhet të pres edhe ca kohë”, tha Nagelsman.