Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, dhe trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi foli mbrëmë në lidhje me rastin e deklaraetës së Edon Zhegrovës.
Ky i fundit “shpërtheu” të mërkurën, duke e treguar gjendjen e tij në kombëtare.
E Munishi tha se Zhegrova është mbushur sistematikisht dhe se kjo letër nuk është produkt i një ndeshje të fundit që nuk e kanë ftuar.
“Deklaratë shumë e fuqishme për gjërat të cilat ne kemi aluduar.
Pas kësaj deklarate unë sigurisht pres reflektim nga kompetentët. Unë do ta përkrah Edon Zhegrovën përgjithmonë.
Është e vërtetë që ka pasur oferta për të luajtur për kombëtaret tjera. Është e vërtetë që e ka zgjedhur për një minutë Kosovën.
Ne nuk kemi djem për të humbur. Djali është mbushur sistematikisht. Kjo letër nuk është produkt i një ndeshje të fundit që nuk e kanë ftuar.
Ai ka folur më shumë që të luftohen dukuritë negative. Nuk kemi pasur asnjë reagim nga FFK, e që është shumë keq”, tha Munishi.