Kombëtarja shqiptare U-17 pësoi një humbje të hidhur përballë Republikës Çeke në kualifikueset e Europianit me rezultatin e thellë 6-1.
Një dominim i pastër nga ana e çekëve, të cilët në pjesën e parë shënuan katër herë.
Në të dytën ata gjetën rrjetën dhe dy herë të tjera, teksa golin e vetëm të nderit për kuqezinjtë e Ardi Beharit e shënoi Gici në minutën e 83’.
Sfida tjetër për Shqipërinë do të jetë me Malin e Zi, e cila duket vetëm për statistikë, me kombëtaren kuqezi që duket e eliminuar.
ÇEKI U17 6-1 SHQIPËRI U17
Kolarik 15′, 60′, Poturnaj 30′, Slonçik 41′, Modri 45+1′, Sosna 90+1′ / Gici 83