Duke folur nga grumbullimi me kombëtaren gjeorgjiane, futbollisti i Napolit, Khvicha Kvaratskhelia ka folur për Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin.
Mes protagonistëve të padiskutueshëm të kampionit italian të vitit të kaluar me Luciano Spalletti në komandë, ylli i kampionëve të Italisë ka folur për argjentinasin:
“Messi? Në ceremoninë e ndarjes së Topit të Artë ai ishte ulur në të djathtën time.
Gjatë pushimit të reklamave na thanë të mos lëviznim, por befas u ngrit dhe erdhi drejt meje, nuk e kuptova se çfarë po ndodhte, ai u ngrit dhe më shtrëngoi dorën. E vlerësoj shumë, është një person i jashtëzakonshëm”, ka thënë Kvara.
Për Cristiano Ronaldon megjithatë, futbollisti i Napolit ka thënë edhe një herë se e ka adhuruar atë gjatë karrierës së tij:
“Ronaldo? Kur ke Messin si rival historik, të jesh në të njëjtin nivel gjatë gjithë kohës është jashtëzakonisht e vështirë, prandaj e kam adhuruar atë.
“Ai fitoi gjithçka me profesionalizmin e tij, për mua ishte një idhull, më dha shumë emocione me golat e tij”, përfundoi lojtari i Napolit.