Shqipëria është zyrtarisht në Euro 2024. Kuqezinjtë mbeten të pathyer në Kishinjev të Moldavisë.
Po mësohemi kaq shumë me rezultatet pozitive, aq sa kemi harruar humbjet.
Nuk po ndalet Kombëtarja e Silvinjos, e cila vazhdon të na mahnisë edhe me lojën e aplikuar. Hera e dytë për kuqezinjtë që arrijnë një kualifikim të tillë, dhe e dyta herë për katër nga lojtarët tanë që kanë qenë në 2016-tën.
Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Sokol Cikalleshi dhe Arlind Ajeti, ishin një nga kontributorët në atë vit drejtuar nga Gianni de Biasi.
Në atë kohë, Hysaj e Ajeti, dy 22-vjecarë, të pa mësuar me presionin kërkonin të linin gjurmë në atë edicion, 25-vjec Sokol Cikalleshi e 27 Etrit Berisha, mbajtën peshën e Kombëtares.
Tani, kur kanë kaluar thuajse 8-vjet, katër lojtarët janë burrëruar dhe eksperienca e tyre për në Europianin e Gjermanisë është shumë e vlefshme për Sylvinhon.