Shqipëria është në festë për kualifikimin në Kampionatin Evropian.
Mbrëmë luajtën baras (1:1) në udhëtim me Moldavinë dhe praktikisht siguruan biletën për në Kampionatin Evropian, që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Ish futbollisti i Ferizajt, Përparim Veliu në Moldavi, çmend me reagimin e tij për Shqipërinë dhe Ylber Ramadanin.
Ish kapiteni i Ferizajt u kaplu nga emocione të mëdha pas kualifikimit, veçmas për ish futbollistin e Ferizajt, Ylber Ramadani, që tani me sukses mbron ngjyrat e kombëtares së Shqipërisë dhe është pjesë e skuadrës së Serie A, Lecce.
Veliu mori rrugën e gjatë për përkrahur kombëtaren kuqezi dhe kjo iu shpagua me kualifikimin e saj.
Për ta parë vidon klikoni KËTU.