Federata e Futbollit të Uellsit ka konfirmuar se 32 tifozë janë arrestuar në Jerevan, kryeqytet i Armenisë, para ndeshjes kualifikuese të Kampionatit Evropian që përfundoi pak orë më parë, me rezultatin e barabartë, 1:1.
Në Jerevan, rreth 1200 tifozë të Uellsit mbërritën për të parë ndeshjen, ndërsa njoftimi për arrestimin e 32 tifozëve erdhi nga vetë Federata Uellsiane e Futbollit.
“Ne jemi në dijeni të situatës në lidhje me tifozët tanë në Jerevan dhe jemi në diskutime të rregullta me policinë.
Jemi në kontakt me autoritetet lokale si dhe me policinë e Uellsit, që po e menaxhojnë situatë së bashku me agjencitë vendase të zbatimit të ligjit.
Është e përfshirë edhe Zyra e Jashtme dhe Commonwealth Britanik”,- thuhej në deklaratë.