Zvicra dhe Kosova ndanë pikët sonte në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “St. Jakob-Park” përfundoi me rezultatin 1:1.
Ky rezultat e dërgon Zvicrën në Evropianin e vitit të ardhshëm, kurse Kosovën e eliminoi edhe matematikisht.
Gjatë ndeshjes së sontme një tifoz hyri në fushën e lojës dhe me një plis në dorë tentoi t’i afrohet Granit Xhakës, mesfushorit nga Kosova që mbron ngjyrat e Zvicrës.
Ai u duk sikur po tentonte t’ia vendoste Xhakën plisin në kokë.
Megjithatë, zyrtarët e sigurisë ndërhynë me kohë dhe gjithçka kaloi pa ndonjë incident apo diçka tjetër.