Pas barazimit 1-1 ndaj Zvicrës, Visar Bekaj është shprehur shumë i lumtur që ka debutuar në eliminatoret e EURO 2024, ndonëse pikërisht në këtë takim u “shua” ëndrra e Kosovës për Europianin.
Duke folur për emisionin “Dardanët” në SuperSport/Digitalb, portieri theksoi se sipas tij Kosova ka lojtarët më të mirë në Ballkan.
Debutimi me Kosovën: “Jam ndjerë shumë mirë që luajta me Kosovën. Kur kam hyrë në fushë isha duke qeshur sepse nuk mu besonte isha shumë i lumtur.”
Barazimi ndaj Zvicrës: “Kemi hyrë në fushë që të mos pësonim gol, që të shënonim në minutat e fundit, por fatkeqësisht edhe pësuam. Megjithatë e dinim që kishim një kundërshtar të vështirë, por kemi dhe një ndeshje le të marrim tre pikët aty.”
Lojtarë cilësorë: “Lojtarët kosovarë kanë shumë cilësi, por problem është infrastruktura. Kosova ka futbollistët më të mirë në Ballkan dhe nëse do rregullohet edhe infrastruktura do jenë shumë më mirë.”.