Të shënosh në ndeshjen debutuese me përfaqësuesen është ëndërr për çdo futbollist.
E bëri realitet Muhamet Hyseni, i cili barazoi rezultatin në Bazel në minutën e 81-të. Në intervistën pas ndeshjes, Hyseni deklaroi se e kishte parandier se do të shënonte.
“Ishte debutim ëndrrash, t’i realizosh Zvicrës është shumë e madhe, duhet të vazhdoj të punoj sa më shumë.
E parandieja që do të bëja diçka të madhe dhe ja që ndodhi.
Për paraqitjen time kanë merita shumë persona, klubi i Llapit, trajneri…. Ia dedikoj golin familjes sime”.