Kombëtarja e Zvicrës ka barazuar me rezultat 1:1 në Basel me Kosovën, në ndeshjen e xhiros së nëntë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.
Një barazim që i mjaftoi për të siguruar biletën për në Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
“Nuk ishte kualifikimi më i bukur që kemi përjetuar deri më tani”, tha Xherdan Shaqiri pas ndeshjes me Kosovën, transmeton media zvicerane “20min”.
A ka harruar kombëtarja si fiton?
Shaqiri nuk dëshiron shumë t'u përgjigjet pyetjeve për një tjetër barazim: “Nuk kemi pse të flasim për këtë lojë tani.
Nuk dua. E bëmë, u kualifikuam. Pse duhet të flasim për lojën?"
Ai gjithashtu e kupton më pak pyetjen nëse trajneri Murat Yakin është ende i duhuri.
“Kjo nuk është saktësisht një pyetje e mirë. Është e panevojshme”, - tha ai.
Në futboll ka gjithmonë diskutime.
“Ne qëndrojmë pas trajnerit, pavarësisht se çfarë ndodh”, ka përfunduar Shaqiri.