Sulmuesi i Interit, Marcus Thuram ka rrëfyer një histori që ka ndodhur kur ai ishte i vogël dhe ka përfshirë kampionin e botës Lionel Messi.
“Kur isha 10 vjeç shkova të shikoja babanë tim (Lilian Thuram) të stërvitej te Barcelona dhe nuk kisha këpucë me vete. Messi ishte i ri dhe pas stërvitjes doja të dilja në fushë dhe të luaja me djemtë e tjerë.
“Leo kishte pothuajse të njëjtin numër këpuce si unë: unë isha numër 38 dhe ai ishte 40-41. Ai erdhi drejt meje dhe më la këpucët e tij, pastaj tha: ‘Merri’.
“Në moshën 10 vjeç nuk e kuptova se çfarë kishte ndodhur, kështu që të nesërmen ia dhashë një shoku. Pendohem çdo ditë…”, ka thënë Thuram për AS.