Mali i Zi me gjithë lojën e mirë u kthye pa pikë nga Budapesti.
Hungaria ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj malazezëve, në ndeshjeve e xhiros së nëntë të Grupit G të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Për Hungarinë shënuan Szoboszlai (67' e 68'), Nagy (90+3’) dhe për malazezët realizoi Rubeziç (36')
Futbollistët Edvin Kuç e Driton Camaj, u paraqitën titullarë.
Camaj është ndëshkuar me karton të verdhë në minutë e 28-të dhe u zëvendësua në atë të 70-tën.
Portieri Denes Dibusz është më i merituari që Hungaria ngadhënjeu ndaj Malit të Zi.
Kuç në minutën e 90+2 u ndëshkua me karton të verdhë.
Kuç është anëtar i kampionit të Kosovës, Ballkani të Therandës.
Hungaria kryeson me 18 pikë, pasojnë Serbia 14, Mali i Zi 11, Lituania 6 e Bullgaria 4 sosh.