Nuk ka më të pamposhtur në Bezirksliga në futboll.
Edhe lideri ka pësuar humbje, ky është lajm i mirë për Kosovën e Dusseldorfit.
TSV Eller 04 ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj SG Benrath-Hassels, ndërsa Kosova e ka mundur me 2:1 TV Kalkum-Wittlaer, në takimin e javës së 15-të.


SG Benrath-Hassels pas 13 fitore e 1 barazimi, njihet me humbjen e parë.
Djelmoshat e Kosovës morën tre pikë dhe tani renditen në vend të dytë me 40 pikë sa ka edhe SG Benrath-Hassels në krye të renditjes.

Pamje nga ndeshja
“Klubi ynë nxjerr tre pikë nga një ndeshje mjaft e papërshtatshme kundër TV Kalkum
Me golat e shënuar nga Shiqeri Alili (44’) dhe Khalid Al-Bazaz (62’) ku pas 15 ndeshjeve jemi në kuotën e 40 pikëve dhe gjendemi në vendin e dytë me pikë të njëjta nga vendi i parë
Faleminderit shumë për përkrahjen tuaj dhe shihemi pas dy jave në lojën kundër Rather SV”, njofton FC Kosova Dusseldorf.
Renditja
1. Benrath-Hassels 15 13 1 1 50:15 40
2. Kosova 15 13 1 1 48:13 40
3. TSV Eller 04 15 13 0 2 54:19 39
4. DJK Gnadental 15 10 3 2 56:24 33
5. TV Kalkum-Wittlaer 15 5 7 3 39:29 22