Futbollisti Romelu Lukaku ka treguar lojë të madhe, duke shënuar katër gola për fitoren e thellë të Belgjikës me rezultat 5:0 ndaj Azerbajxhanit, në takimin e fundit të Grupit F të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.
Mysafirët nuk kishin zgjidhje për të frenuar sulmuesin Lukaku.
Lukaku ka shënuar në minutën e 17-të, 26, 30’ e 37-të e Trossard në minutën e 90-të..
Istrafilov i Azerbajxhanit u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë në minutën e 24-të.
Belgjika përfundon e para me 20 pikë, pasojnë Austria 19, Suedia 10, Azerbajxhani 7 dhe Estonia me 1 pikë.