Gjashtë gola në Glasgou, Skocia në festë, pasi që ka siguruar biletën për në Kampionatin Evropian në futboll.
Skocia ka barazuar me rezultat 3:3 me Norvegjinë, në ndeshjen e fundit të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Për skocezët shënuan McGinn (10'), Ostigard (33'-autogol), Armstrong (59') dhe për Norvegjinë realizuan Donnum (3'), Larsen (20'), Elyounoussi (86').
Spanja përfundon para me 21 pikë në Grupin A, pasojnë Skocia me 17, Norvegjia 11, Gjeorgjia 8 e Qipro me 0 pikë.