Festë në Tiranë
Shqipëria në festë të madhe.
Festë në Tiranë, në Prishtinë, në Shkup, Shqipëria qysh nga java e kaluar e kishte siguruar biletën për në Kampionatin Evropian, por sonte së bashku me tifozë festojnë.
Shqipëria nuk u tregua agresive si takimet e kaluara duke luajtur baras (0:0) me ishujt Faroe.
Ky rezultat nuk pritej.
Shqipëria - Ishujt Faroe 0:0
Stadiumi “Air Albania”, Tiranë.
Shikues: 22.000.
Kartona të verdhë: Cikallesshi - Joensen,. Danielsen.
Shqipëria: Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Balliu, Mitaj, Asllani, Bare (Laçi 61'), Uzun (Muçolli 61')i, Bajrami, Asani (Muçi 74'), Daku (Cikalleshi 74').
Ishujt Faroe: Lamhague (Reynatrod 34'), Danielsen, Faere, A. Edmundsson (Petersen 86'), Davidsen, Vatnhamar, Bjartallo, Joensen, Andreasen, Hendriksson (Vatnhamar 63'), J. Edmundsson.
Kjo është pika e dytë që fituan Ishujt faroe deri me tani.
Pavarësisht rezultatit, selektori i Shqipërisë me djelmoshat e tij, festojnë kualifikimin e madh, është hera e dytë pas Euo 2016.
Në minutën e 36-të, Nedim Bajrami nga rreth 20 metra kërcënon portën e Ishujve Faroe dhe mezi e ka ndalur portieri Reynatrod.
Në fund të pjesës së parë (45+7) futbollisti Mirlind Daku humb rastin më të mirë, i cili nga afërsia ka gjuajtur drejt në trup të portierit.
Në minutën e 67-të, Jasir Asani i pafat, brenda 16-shit, godet fortë por topi devijohet në korne dhe shpëtoi porta e mysafirëve.
Shqipëria përfundon si kampione e grupit.
Shqipëruia luajti me komoditet dhe nuk kishte ndonjë motiv të madh por që 22 mijë shkues priten golin por kot.
Shqipëria ka përfunduar në vend të parë në Grupin E me 15 pikë, pasojnë Republika e Çekisë me 15, Polonia 11, Moldavia 10 dhe Ishujt Faroe 2 pikë.