Maqedonia e Veriut ka luajtur baras (1:1) me Anglinë.
Në stadiumin në Shkup, mbi 30 mijë shikues, krijuan atmosferë impozante dhe Maqedonia me golin e shqiptarit Enis Bardhi, i mori pikë Anglisë.
Kapiteni Enis Bardhi ka shënuar në minutën e 41-të.
Bardhi nuk ia doli nga penalltia, pasi që e mbrojti portieri Jordan Pickford por topin e kthyer e plasoi në rrjetë.
Në minutën e 59-të, Harry Kane ka barazuar rezultatin.
Shqiptarët Enis Bardhi, Visar Musliu, Isnik Alimi, Ezgjan Alioski, u paraqitën titullarë.
Isni Alimi u zëvendësua në minutën e 75-të e Agon Elezi futet në fund të takimit.
Nga ana tjetër, Italia i ka mjaftuar barazimi (0:0) me Ukrainën në Leverkusen, për të siguruar biletën për në Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Anglia ka përfunduar në vend të parë në Grupin C me 19 pikë, pasojnë Italia 14, Ukraina 14, Maqedonia e Veriut 8 Malta 0 pikë.
Anglia dhe Italia janë në Evropian.