Çekia i bashkohet Shqipërisë

Futboll

Çekia i bashkohet Shqipërisë

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 22:57
Pamje nga ndeshja

Republika Çeke bind ndaj Moldavisë në takimin e fundit të kualifikueseve Euro 2024, duke “prerë” biletën për në Gjermani.

Kjo sfidë u mbyll  me rezultatin 3-0 me Çekinë që i bashkohet Shqipërisë në Grupin E dhe siguron Europianin e Gjermanisë, ndërsa Moldavisë, që e mbylli këtë takim me 10 lojtarë, iu “shua’” ëndrra për të marrë pjesë në EURO 2024.

Takimi u zhbllokua në minutën e 14’ nga Doudera që kaloi vendasit në avantazh, teksa në minutën e 55’ miqtë mbetën me 10 lojtarë, pasi Baboglo mori kartonin e dytë të verdhë.

Cory dyfishoi avantazhin në minutën e 72’, teksa Saoucek vulosi rezultatin e këtij takimi.

3-0 dhe Çekia shkon në EURO 2024 si e dyta e Grupit E pas Shqipërisë, me 15 pikë, teksa Moldavia i mbyll këto eliminatore me 10 pikë në vend të katërt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat