Kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Të udhëhequrit e Sylvinhos luajtën baras sonte në “Air Albania” ndaj Ishujve Faroe, në ndeshjen e tetë dhe të fundit në Grupin E.
Kjo pikë i mjaftoi “Kuqezinjve” që të mbajnë vendin e parë, nga ku edhe do të shkojnë në “Euro 2024”.
Ardian Ismajli pas ndeshjes tha se sonte duhej të fitonin për tifozët, por që sigurisht se u shpreh i lumtur që objektivi është arritur.
“Të gjithë e dimë se kjo ndeshje sot nuk ishte një nga ndeshjet më të mirë, megjithatë objektivi u arrit, pasi jemi në vendin e parë.
Do e analizojmë këtë ndeshje dhe do e shohim ku kemi ngec, pasi në këto eliminatore kemi bërë ndeshje perfekte, domethënë jo në këto dy të fundit, por në të tjerat”.
Mbrojtësi nga Kosova tutje tha se nuk e kanë nënvlerësuar kundërshtarin.
“Jo aspak e kemi marrë seriozisht si çdo ndeshje tjetër.
Megjithatë ky është një ekip që mbyllet mbrapa dhe normale është shumë e vështirë ta thyesh, megjithatë e morëm një pikë dhe jemi në krye të grupit, ndonëse na duhej fitorja për publikun tonë”, deklaroi Ismajli.