Anglia e mbylli në vendin e parë fazën e grupeve të fazës eliminatore të Euro 2024.
Një paraqitje e mirë e kombëtares së “3 luanëve”, që synon të përsëritë rezultatet e edicionit të fundit, ku shkoi deri në finale, ku u mund me penallti nga Italia.
Trajneri Gareth Southgate ka folur për mediat, pas barazimit 1-1 që Anglia arriti ndaj Maqedonisë së Veriut.
“Një rezultat i pranueshëm ky me Maqedoninë, pasi ishim të kualifikuar dhe mentaliteti që djemtë treguan në fushë nuk ishte ai i duhuri.
Në total, duke parë paraqitjen tonë në grup, mendoj se bëmë një kualifikuese të mirë, duke qenë gjithnjë në krye të grupit.
U kualifikuam kohë më parë dhe kjo na dha mundësi të eksperimentojmë pak në dy ndeshjet e grupit.
Tani është koha të mendojmë gradualisht për atë që vjen më pas dhe duhet të përgatitemi mirë.
Uroj vetëm që të mos kemi dëmtime dhe të jemi një grup i kompletuar lojtarësh në Europian. Nëse luajmë me mentalitetin e fazës së grupeve, mund të shkojmë larg, ashtu si herën e fundit”, tha Sauthgejt, që ka pritshmëri të mëdha në Europia.