Futbollisti me përvojë, Behar Maliqi, i nënshtrohet operimit me sukses.
Maliqi zotohet se shumë shpejt do të kthehet në fushën e gjelbër dhe ta ndihmojë ekipin e Feronikelit 74 nga Drenasi.
“Falënderoj klubin për mbështetjen, familjen dhe shoqërinë. Janë sfida që na godasin, por i kam tejkaluar çdo herë dhe do t'i tejkaloj edhe kësaj radhe”, ka shkruar Maliqi në profilin e tij në facebook.
Maliqi është prej futbollistëve më të mirë në vendin tonë.