Ndikimi i Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite ka shkuar shumë larg. Në moshën 38-vjeçare, ai tashmë ka treguar se nuk është i përshtatshëm për një nivel të lartë evropian, por ka vazhduar të jetë një “vrasës” para portave kundërshtare në vendin arab. Ai nuk e ka humbur instinktin e shënimit.
Dhe si gjithmonë, pasi ka tërhequr edhe një herë vëmendjen e shumë njerëzve, ai krahasohet me Leo Messin.
Këtë herë ka qenë Steven Gerrard, i cili në një intervistë për “Superligën Saudite”, i është referuar pesë herë fituesit të “Topit të Artë” si “GOAT”, pra më i madhi i të gjitha kohërave, më i miri i të gjitha kohërave.
“Ardhja e ‘GOAT’, siç e quajmë ne Cristianon, i cili mbërriti në janar, padyshim ishte një gjë e shkëlqyer për kampionatin këtu në Arabinë Saudite. Ai kishte ende shumë futboll për të ofruar. Për një kohë të gjatë, për gjashtë muaj, kam parë rezultatet e Cristiano Ronaldos, kam ndjekur disa ndeshje të tij, disa momente kryesore”.
Ish-kapiteni i Liverpool-it madje shfrytëzoi rastin, siç bëri Neymar, për të lavdëruar figurën e CR7 dhe ndikimin e qartë që pati zbarkimi i yjeve në Arabinë Saudite, këtë verë: “Personalisht mendoj se që nga ai moment, kjo ligë u bë temë shumë e njohur bisede për të gjithë, në mbarë botën”.
Gerrard kishte folur tashmë për çështjen Cristiano-Messi. Ai e bëri këtë vetëm një vit më parë, në një intervistë me Gary Neville. Që nga ai moment, kur u pyet se cili është për të më i miri i të gjitha kohërave në futboll (tha Lionel Messi), Gerard ka ndryshuar mendim aktualisht: “Cristiano Ronaldo është më i miri për mua”.