Kosova U21 ka shënuar fitore ndaj Izraelit, me rezultat 3-1, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Bleron Krasniqi, në minutën e 6’. Krasniqi realizoi edhe njëherë në minutën e 10’. Ndërsa mysafirët e ngushtuan epërsinë e vendasve me një gol në minutën e 24’, me anë të Stav Nachmanit.
Në pjesën e dytë, Veton Tusha, me një gol në minutën e 80’ e vulosi fitoren e “Dardanëve”, në stadiumin “Zahir Pajaziti në Podujevë.
Dardanët e rinj pas gjashtë xhirove kanë grumbulluar tetë pikë dhe renditen në vendin e tretë.