Fanellën e ndeshjes Daku ia dhuron të birit të Tahir Batatinës

Futboll

Fanellën e ndeshjes Daku ia dhuron të birit të Tahir Batatinës

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 17:00
Foto nga takimi

Kombëtarja e Shqipërisë e siguroi mbrëmë kualifikimin në Kampionatin Evropian Euro 2024 si lidere e grupit.

Shqipëria barazoi 0:0 në stadiumin “Air Albania” me Ishujt Faroe, ku kjo pikë i mjaftoi ta mbyllë Grupin E në pozitën e parë, në kuotën e njëjtë të pikëve (15) sikurse Çekia në vendin e dytë, raporton KosovaPress.

Ndeshjen e mbrëmshme e nisi nga minuta e parë edhe sulmuesi nga Kosova, Mirlind Daku, i cili luajti 74 minuta para se të zëvendësohej nga Sokol Cikalleshi.

E fanellën të cilën e djersiti Daku gjatë ndeshjes së mbrëmshme e morri i biri i trajnerit Tahir Batatina, Meris Batatina.

Lajmin e bëri të ditur vetë Tahir Batatina, i cili tregoi se Daku i kishte kërkuar që të ishte prezent në ndeshjen e mbrëmshme, së bashku me dy djemtë e tij.

“Isha i ftuar së bashku me dy djemtë e mi ne ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikueseve të Kombëtares Shqiptare, e cila ishte edhe natë festive. Pikërisht për këtë, ish-futbollisti i skuadrës së Llapit, Mirlind Daku shprehi dëshirën e tij që në këtë festë të madhe të jemi unë së bashku me dy djemtë e mi afër tij ku e uruam për paraqitjen e tij në Kombëtare dhe në skuadrën ku luan.

Dëshira e Mirlindit ishte që fanellën që e djerësiti dje me Kombëtaren Shqiptare dhe suksesin e arritur me të, t’ia dhuroj vetëm familjes Batatina, konkretisht djalit tim të vogël, Merisit”, shkroi ndër të tjera Batatina në “Facebook”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat