Gjatë një interviste për programin Boleiragem, në kanalin brazilian Sportv, Romario vlerësoi Vitor Roque, talentin e radhës të Barcelonës që po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë.
Për krahasimet me të dhe Ronaldon, Romario sqaroi: “Mendoj se tani nuk është rasti të bëjmë krahasime mes sulmuesve të sotëm në raport me mua dhe Ronaldo-n”, shpjegoi ai për Sportv.
Në përgjithësi, në lidhje me përforcimet e ardhshme të Vitor Roque te Barça dhe Endrick te Real Madrid, Romario promovon këto operacione, duke deklaruar se të dy janë tashmë gati për hapin e madh në Europë dhe mes të mëdhenjve të futbollit ndërkombëtar:
“Të dy kanë aftësinë dhe kushtet për të lënë Athletico Paranense dhe Palmeiras dhe të shkojnë në klube si Barcelona apo Real Madrid”.
I njëjti mendim edhe për kombëtaren e Brazilit, me Romarion që i sheh të dy të rinjtë si e ardhmja e Seleçaos:
“Në lidhje me të dy, ne nuk mund të mendojmë hipotetikisht, me një ‘nëse’ të kushtëzuar. Ata janë të dy aty dhe jam i sigurt se mund të bëhen të mëdhenj dhe të bëjnë diferencën.
“Kupa e Botës 2026? Mendoj se do të grumbullohen të dy”, parashikimi i tij për dy futbollistët brazilianë, gati për të bërë hapin e madh.