Besfort Kasumi vëzhgues i gjyqtarëve në ndeshjen U21, Turqi-Norvegji!
Ish-gjyqtari i njohur i Kosovës, Besfort Kasumi, tani në cilësi të vëzhguesit të gjyqtarëve.
Ai është deleguar nga UEFA në ndeshjen kualifikuese për Euro 2025 të grupmoshës U21, ndërmjet Turqisë dhe Norvegjisë, e cila po zhvillohet në Alanya.
Kësisoj, krahas gjyqtarëve kosovarë të cilët në vazhdimësi po delegohen në ndeshjet ndërkombëtare nga UEFA, edhe në segmente tjera përfaqësuesit e futbollit tonë po vazhdojnë të dëshmojnë profesionalizmin e tyre.