Te Çekia mund të marrin frymë lirisht. Kombëtarja e njohur u kualifikua në Euro 2024 pas suksesit 3-0 me Moldavinë, duke prerë kështu biletën për në Gjermani me 15 pikë, por si vend i dytë.
Kapiteni i skuadrës, Tomáš Souček është shprehur i lumtur për këtë arritje, në intervistën e dhënë në faqen e Federatës.
“Kalimi në Europian do të thotë shumë për mua.
Unë do ta merrja përsipër dështimin, nëse nuk do kualifikoheshim në Europian. Republika Çeke nuk i ka munguar kurrë Europianit, kështu që do ta fajësoja veten”.
Të gjithë bënë të tyren, më së miri, rezultati 3-0 flet vetë. Jemi të lumtur që kemi thyer edhe atmosferën e duhur. Të gjithë mezi presim Gjermaninë” – Tha Soucek. Vendin e parë në grup e zuri Shqipëria, me 15 pikë.