Kosova zhgënjen

Kosova i mbylli për faqe të zezë kualifikueset për Kampionatin Evropian.
Kosova me gjithë dominimin, zhgënjeu me rezultat duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Bjellorusia.
Kosova është paraqitur me mungesa të mëdha, pa Vedat Muriqin, Milot Rashicën, Amir Rrahmanin etj.
Kosova - Bjellorusia 0:1
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 5.000.
Gjyqtar: G. Kabakov (Bullgaria).
Shënues: Antilevskiy (43')/
Kartona të verdhë: Hyseni, Zeqiri, Kastrati - Malkevich, Skavysh, Korzun, Pavluchenko.
Kosovë: Bekaj; Dellova, Aliti, Krasniqi; Hadërgjonaj (Ajdini 83'), Zyba (Korenica 56'), Vojvoda, B. Berisha (Kastrati 67'); Bytyqi (Hyseni 46'), Muslija dhe Rashani (Zeqiri 57').
Bjellorusi: Pavluchenko; Polyakokv, Volkov, Politevich, Malkevich; Korzun, Kaplenko (Bocherov 56'), Ebong (Kontsevoy 73'); Yuzepchuk (Karpovich 90+1'), Skavysh (Laptev 56' - Klimovich 73')) dhe Antilevski.
Në një terren të rënduar nga reshjet e shiut, djelmoshat tanë zhgënjyen me rezultat.
Nuk mjafton dominimi e as goditjet nga distanca kur nuk krijohen rastet për gol.
Në minutën e 41-të, Zymer Bytyqi gjuan fortë nga 25 metra por nuk befasohet portieri rival.
Pas dy minutave (43') heshtje në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Futbollisti Dmitriy Antilevskiy nga rreth 20 metra ka shënuar gol të bukur. Ai me një goditje mjeshtërore ka shënuar në këndin e epërm të majtë të portierit Visar Bekaj, 0:1.
Në minutën e 60-të, Ilir Krasniqi nga 16 metra gjuan bukur përskaj shtyllës së djathtë së mysafirëve.
Meriton Korenica në minutën e 69-të nga rreth 22 metra ka dërguar goditje të furishme por për disa centimetra mbi portë.
Bjellorusia ka aplikuar mbrojtje të fortë, ndërsa sulmuesit dardanë përkundër dominimit nuk e gjetën dot rrjetën e rivalit përkatësisht të portierit Pavel Pavlyuchenko.
Në minutën e 85-të, gjyqtari bullgar i hyri në hak Kosovës, dëmton për një penallti, pasi që lojtari mysafirë ka luajtur me dorë. Pipi i gjyqtarit hesht.
Kosova e ka përfunduar për faqe të zezë, me humbje nga rival shumë i dobët siç është Bjellorusia.
Rumania ka përfunduar në vend të parë me 22 pikë në Grupin I e Zvicra është në vend të dytë me 17, pasojnë Izraeli me 15, Bjellorusia 12, Kosova 11 dhe Andorra 2 pikë.