Shaqiri, Xhaka e Zeqiri me Zvicrën zhgënjejnë në Bukuresht!
Zvicra mbetet në vend të dytë në Grupin I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.
Zviceranët nuk ia dolën në Bukuresht, duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Rumania.
Alibec shënoi në minutën e 50-të.
Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u paraqitën nga minuta e parë e Andi Zeqiri nga minuta e 81-të. Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 54-të.
Shaqiri u zëvendësua në minutën e 61-të.
Rumania ka përfunduar në vend të parë me 22 pikë në Grupin I e Zvicra është në vend të dytë me 17, pasojnë Izraeli me 15, Bjellorusia 12, Kosova 11 dhe Andorra 2 pikë.
Rumania dhe Zvicra sigurojnë biletën për në Kampionatin Evropian.