Sfida midis Brazilit dhe Argjentinës u mbulua nga kaosi përpara se të fillonte, me tifozët që filluan të përlesheshin, gjë që bëri dhe policinë të ndërhynte.
Përpara startit të sfidë, kapiteni i kampionëve të Botës, Leo Mesi, i tha shokëve të tij të skuadrës që të shkonin drejt dhomave të zhveshjes, pasi ishte e rrezikshme që të vazhdonin të qëndronin aty.
“Ne iu drejtuam dhomave të zhveshjes sepse ishte gjëja më e mirë për të qetësuar situatën, e cila mund të përfundonte në masakër. Ishte gjë e keqe sepse ne e pamë si po i dhunon njerëzit.
Mendoni për familjet, njerëzit që janë atje, të cilët nuk e dinë se çfarë po ndodh dhe ne ishim më të shqetësuar për këtë sesa për të luajtur një ndeshje e cila, në atë moment, ishte e rëndësisë dytësore.
Fitorja e kësaj ndeshje në këtë mënyrë mendoj se është një nga fitoret më të rëndësishme që ka arritur ky grup, është diçka shumë e bukur të fitosh këtu në Brazil, pasi sa të fortë kanë qenë në shtëpi. gjatë gjithë historisë së tyre”, tha 8-herë fituesi i “Topit të Artë”.