Kombëtarja e Shqipërisë arriti objektivin për t’u kualifikuar në “Euro 2024”, në një grup mjaft të vështirë.
“Kuqezinjtë” grumbulluan 15 pikë, në një fushatë eliminatoresh që u mbyll mbrëmë në “Air Albania” ndaj Ishujve Faroe.
Europiani do të mbahet verën e ardhshme, në Gjermani. Le t’i hedhim një sy stadiumeve ku do të mbahen të gjitha ndeshjet e kompeticionit më të rëndësishëm për shtete në Europë.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/November/22/auto_Stadiumet-ne-Euro-20231700648893.jpg)
Stadiumet
“Olympiastadion”, në Berlin, është stadiumi më i madh që do presë finalet e Europianit.
Sa i takon shfirave të sakta, ka një kapacitet prej 70 mijë vendesh.
Më pas, vjen “Munich Football Arena” me 67 mijë vende, ndërsa vlen të përmendet edhe stadiumi i Dortmundit me 66 mijë vende. Gjithashtu, takime do të luhen edhe në Keln, Diseldorf, Hamburg, Lajpcig apo Gelzenkrishen.