Kristiano Ronaldo dhe Karim Benzema mund të luajnë sërish në të njëjtin ekip.
Dikur e kanë bërë këtë gjë te Real Madrid, por në të ardhmen kjo mund të ndodhë në Premier Ligë. Në kampionatin anglez lejohet transferimi në formë huazimi i lojtarëve nga një ekip në tjetrin edhe nëse kanë të njëjtin pronar.
Kjo do të thotë që Njukasëll mund të realizojë transferimin e dy futbollistëve, që aktualisht luajnë në Ligën Arabe të Futbollit. Marrëdhënia mes Jasir Al-Rumavyan, presdentit të Njukasëllit (me pronarë arabë) dhe kampionatit arab janë të shkëlqyera. Fondi PIF ku ndodhet Al-Rumavjanin ka nën pronësi edhe ekipet e Al Nassr, ku luan Kristiano Ronaldo si dhe “Al-Ittihad”, ku luan Karim Benzema.
Njukasëll kërkon të bëjë një provë fillimisht me Ruben Nevesin, që luan tek Al-Hilal dhe do të vijë në Premier Ligë për të zënë vendin e Sandro Tonali, i skualifikuar nga bastet. Më pas, pritet që kjo manovër të konkretizohet me Kristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, ndoshta verën e ardhshme.