Giroud: Transferimi te Milan një bekim

Futboll

Giroud: Transferimi te Milan një bekim

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 11:50
Giroud

Mosha është thjesht një numër, kjo shprehje i shkon përshtat më së miri Olivier Giroud. Francezi i Milanit është në moshën 37-vjeçare, mirëpo forma që po shfaq në këtë sezon bën që sulmuesi as të mos e çojë ndërmend tërheqjen nga futbolli. Në një intervistë të fundit për mediat franceze, Giroud theksoi se ai nuk është i përjetshëm, por i pëlqen që të vijojë të argëtohet ende në fushë.

“E sigurt është që nuk jam i përjetshëm, por për sa kohë argëtohem në fushë, unë dua të vazhdoj të luaj futboll. Nuk dua të vendos limite. Jam në vitin e fundit të kontratës me Milan, por do të më pëlqente të qëndroja ende me kuqezinjtë. Megjithatë, nuk kam folur me drejtuesit e klubit, besoj se i kam “letrat” në rregull për të vazhduar.

Mund të jem i domosdoshëm, në vitet 2000 kam qenë një tifoz i Milanit. Për mua ishte një bekim të transferohesha te Milan dhe të bëhem pjesë e tyre. Gjithçka kam arritur në karrierë shkon përtej atyre që kam ëndërruar dhe ndjehem i plotësuar.

A mendoj për Europianin e vitit të ardhshëm? Është ende shpejt, si fillim dua yllin e dytë me Milanin.

Nuk do të jetë e lehtë, por besojmë. Dua të bëj mirë edhe në Champions League, të fitoj titullin me Milanin dhe Europianin me Francën.

Pastaj të shohim, por futbolli është pasioni im dhe do të jem gjithnjë pjesë e kësaj bote.

Për momentin nuk kam dëshirë të bëj trajnerin në të ardhmen, nuk e di nëse do të kem vullnetin apo energjinë për këtë detyrë”, u shpreh Giroud.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat