Portieri i Partizanit, Alban Hoxha ka kaluar me sukses operacionin ku i është nënshtruar një ndërhyrje të hemorroideve. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i kuq.
"Alban Hoxha kalon me sukses operacionin.
Kapiteni i kuq i është nënshtruar sot një ndërhyrje të hemorroideve dhe aktualisht po trajtohet në ambjentet e “Spitalit Amerikan”.
Gjendja shëndetësore e Hoxhës paraqitet optimale dhe po monitorohet nën kujdesin edhe të stafit mjekësor të Partizanit", njofton KF Partizani.