Superkupa e Italisë do të luhet në Arabinë Saaudite në janar, në formatin e ri “final four”.
Gjysmëfinalet (Napoli-Fiorentina dhe Inter-Lacio) do të jenë më 24 dhe 25 janar dhe finalja më 28, ndërsa është bërë e ditur edhe vlera e kompeticionit.
23 milionë euro në total do u ndahen klubeve pjesëmarrëse, ndërkohë që 7 prej tyre do i shkojnë vetëm fituesit. Përveç 23 milionë eurove që do u shpërndahen skuadrave, “Corriere dello Sport”, ka zbuluar edhe një tjetër detaj që është përcaktuar në marrëveshjen mes ligës dhe vendit arab.
Kushdo që fiton Superkupën e Italisë, do të marrë si “çmim” të mëtejshëm mundësinë për të luajtur një ndeshje miqësore në verë me një ekip saudit, me skuadrën dhe datat që do të përcaktohen pas përfundimit të kompeticionit.