Shqipëria zhvilloi të hënën ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2024.
Së bashku me Tifozat Kuq e Zi ishin edhe djemtë e heroit të Kosovës, Afrim Bunjakut.
Madje, në disa momente, ata i prin korit të tifozëve me thirrje për babanë e tyre.
Pas ndeshjes, ata u takuan edhe me sulmuesin e Shqipërisë, Mirlind Dakun.
Ai publikoi sot foto me ta.
“Djemtë e heroit”, shkroi Daku.