Trajneri i Romës, Hoze Mourinjo, në një intervistë për “TG1”, ka folur në lidhje me ish-sulmuesin Francesko Totti është numri 1 i historisë së Romësështë numri 1 i historisë së Romës.
Ai e konsideron 47-vjeçarin një ikonë të skuadrës verdhekuq.
“Totti është numri 1 i historisë së Romës.
Të bashkëpunoj me të? E kuptoj pyetjen tuaj, por nuk jam unë ai që duhet t’i përgjgjem asaj”, u shpreh Murinjo.
Më tej, trajneri portugez shtoi: “Unë jam një njeri që kam uri për gola, që skuadrat e mia të shënojnë sa më shumë
. Kjo është një çështje mes Tottit dhe klubit”.
Disa herë, ish-sulmuesi ka deklaruar se është gati të bashkëpunojë me Romën, klubin ku ka luajtur përgjatë gjithë karrierës së tij, por deri më tani nuk ka patur asgjë konkrete.