Bylisi ruan kreun në Burrel!
Kategoria e Parë ka luajtur ndeshjet e javës së dymbëdhjetë. Apolonia ka fituar 4-1 ndaj Lushnjës, kjo dhe falë golave të Asllanajt, Trifonit, Omerit dhe Maksutit, që janë i përgjigjur menjëherë golit të Tabakut.
Ndërkohë bën përshtypje fitorja e Bylisit në Burrel 2-1, ndërsa Peralta dhe Emini zhvlerësojnë golin e Dedgjonajt. Flamurtari gjen qetësinë në fitoren me Luzin 2008, por të njëjtën gjë bën dhe Korabi, që ka realizuar poker me Tomorin. E në pasditen e së mërkurës, Elbasani ka mundur 3-1 Kastriotin.
Bylisin kryeson me 32 pikë pas 12 javësh, ndërsa ndiqet nga Apolonia me 27 pikë e po kaq dhe Flamurtari e pas tyre Elbasani me 26 pikë. Java e dymbëdhjetë mbyllet me sfidën Besa – Vora, kurse Kategoria e Parë, edhe për shkak të ngjeshjes së kalendarit pas ndërprerjes së kombëtareve, rikthehet të dielën e të hënën në fushën e lojës me sfidat e javës së trembëdhjetë.