Pas një pauze dyjavore për shkak të angazhimeve të kombëtares, në fundjavë vazhdojnë ndeshjet me javës së 15-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll.
Të shtunën është caktuar dueli Bregallnica – Shkendija në Shtip.
Shkëndija përgatitet për të marrë tre pikë nga Shtipi.
Ndërsa të dielën do të luhen të gjitha të tjerat: Rabotniçki – Gostivari, Struga TL – Voska, Shkupi – Makedonia GP, Sileksi – Vardari, Tikvesh – Brera.