Njëri nga futbollistët më premtues në Kosovë, Qendrim Zyba, i cili është pjesë e skuadrës së Ballkanit, ka lëshuar një reagim të fuqishëm në profilin e tij në “Facebook”.
Përmes këtij reagimi, Zyba ka shprehur përkushtimin e tij të madh për Kombëtaren e Kosovës, e cila së fundi është në qendër të kritikave për shkak të paraqitjeve jo të mira në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit.
Në shkrimin e tij, Zyba ka thënë se fanella e kombëtares është gjëja më me vlerë që mund ta ketë një futbollist, derisa ka shtuar se është i gatshëm të luftojë deri në atomin e fundit për vendin e tij.
Ja reagimi i plotë i Zybës:
“Fanella e ekipit kombëtar është gjëja më me vlerë që mund ketë një futbollist në karrierën e tij. Motivin që fitova nga këto paraqitje do ta kthej në punë për të arritur sa më shumë dhe për të synuar qëllime edhe më të mëdha. Gjithmonë i gatshëm të luftoj deri në atomin tim të fundit për vendin tim. Unë biri yt,Kosovë”.