Agjentja Rafaela Pimenta ka konfirmuar se sulmuesi i Santos, Markos Leonardo do të transferohet në Europë në janar. Roma është favorite për të nënshkruar me sensacionin brazilian në afatin e dimrit.
“Do të ishte një pyetje për anëtarin e Romës, Tiago Pinto (drejtori i përgjithshëm i Romës), ai do të jetë atje këtë pasdite.
Ajo që mund të them është se lojtari është gati të largohet dhe këtë herë ka një çmim fiks, nuk do të ketë nevojë për negociata të gjata, është arritur marrëveshja korrekte me Santosin.
Ai bëri gjithçka që duhej të bënte në Brazil për të ndihmuar ekipin dhe tani është gati të largohet”, ka zbuluar Pimenta për “Sky Italia”.
AS Roma e kërkoi Leonardon edhe gjatë verës, mirëpo Santosi nuk dëshironte ta lëshonte.