Përfunduam kualifikimet për Kampionatin Evropian në futboll.
Nota më e madhe është 6 dhe më e vogla 1.
“Silvan Widmer dhe Denis Zakaria meritojnë notat më të larta, por shumica janë të pakënaqshme.
Nota e shpërndara këtu është mesatarja e të gjitha notave tona individuale nga “Blick” pas secilës prej dhjetë ndeshjeve kualifikuese.
Kualifikimi për Euro 2024 filloi premtues për Zvicrën dhe përfundoi zhgënjyes pavarësisht kualifikimit të suksesshëm.
Prandaj, ka disa lojtarë të luajtën që luajtën joadekuat”, shkruan mes të tjera media zvicerane “Blick”.
Sipas “Blick”, Silvan Widmer është me notën me të lartë 4.5, pastaj Denis Zakaria 4.29. Xherdan Shaqiri është vlerësuar me notë 4, ndërsa kapiteni Granit Xhaka me 3.9 dhe Andi Zeqiri me 3.67 etj.