Klubi italian, Inter tashmë është duke menduar për disa përforcime në verën që vjen.
Skuadra “Nerazurre” sipas medieve italiane, është hedhur në sulm për mbrojtësin portugez të Lille-s, Thiago Djalo.
Portugezi është cak i disa klubeve të mëdha evropiane, por kësaj gare tashmë i ka hyrë edhe Inter.
Djalo thuhet se po luan sezonin e tij të fundit tek skuadra franceze, skuadër më të cilën ka kontratë deri në fund të këtij kampionati.
Portugezi siç raportohet, tashmë e ka njoftuar Lille-n se nuk do të rinovojë kontratë.
Djalo është i etur për një aventure të re në futbollin evropian. Interi mund të jetë destinacioni i ardhshëm i mbrojtësit portugez.
Krerët e skuadrës italiane, mësohet se tashmë kanë kontaktuar agjentin e loj.