Bayern Munih do Tomiyasu, Arsenal “ngre murin”!
Bayern Munich është në kërkim të një përforcimi në mbrojtje që mund të luajë si në qendër, ashtu edhe në krahun e djathtë.
Për këtë, bavarezët synojnë transferimin e Takehiro Tomiyasu të Arsenalit në merkaton e janarit.
Edhe pse ka vetëm 16 ndeshje me Arsenalin këtë sezon, të cilat shumicën i ka startuar nga stoli, “Topçinjtë” nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga 25-vjeçari dhe sipas “Sky Sport DE”, tashmë anglezët ua kanë bërë të ditur gjermanëve se ai është i pashitshëm.