Naif Jahaj nuk është më pjesë e klubit me renome Liria e Prizrenit.
Lajmi bëhet i ditur në faqe zyrtare të KF Lirisë.
“FC Liria dhe trajneri Naif Jahaj, me marrëveshje kanë ndërprerë bashkëpunimin”, njofton KF Liria.
"Klubi e falenderon për kontributin dhe i uron suksese në vazhdim", ka thënë në emër të klubit, Gazmend Kiqe.
Naif Jahaj, ka qenë më parë koordinator në Shkollën e Futbollit.
Ai, ka drejtuar me sukses edhe ekipin e femrave.
Ndërsa, dy vitet e fundit ishte ndihmës trajner te ekipi Seniorë.
Jahaj ka falënderuar Klubin për bashkëpunimin, dhe e ka uruar për suksese në vazhdim.