Futbolli italian do jetë protagonist në Europianin e vitit të ardhshëm.
Në fakt, do të jenë pesë trajnerë nga ky vend të pranishëm në “Euro 2024”: Marko Rosi (trajneri i Hungarisë), Françesko Kalcona (trajneri i Sllovakisë), Domeniko Tedesko (trajneri i Belgjikës) dhe Vinçenco Montela (trajneri i Turqisë).
Dhe sigurisht edhe Luçiano Spaleti si trajneri i Italisë.
Pesë trajnerë nga i njëjti vend, pak më shumë se 1/5 e numrit të përgjithshëm të teknikëve të pranishëm në garë, do të jetë një rekord, duke rrezikuar që të ketë një grup me 100% trajnerë italianë dhe thyer rekordin e mëparshëm të trajnerëve holandezë.
Në fakt, në “Euro 2008”, ishin tre trajnerë të lindur në Holandë: Marko van Basten me Holandën, Gus Hidink me Rusinë dhe Leo Benhaker me Poloninë.
Ndërkohë që Çekia ndau rrugët me trajnerin Silhavi pas kualifikimit si e dyta në grupin e Shqipërisë, andaj ekziston mundësia për një italian të gjashtë në stol?