Fitore historike për Uzbekistanin U-17, që eliminoi Anglinë U-17 në Xhakartë me rezultatin përfundimtar 2-1, duke u kualifikuar kështu në çerekfinalet e Botërorit U-17.
Por në fund të ndeshjes, një gjest josportiv nga trajneri uzbek shkaktoi një sherr të vërtetë në fushë.
Ishte minuta e 10-të (nga 13) e kohës shtesë në pjesën e dytë të ndeshjes Angli-Uzbekistan U-17: Kombëtarja e Tre Luanëve është në kërkim të barazimit kur topi del jashtë fushës, afër stolit të Jamoliddin Rakhmatullaev, trajneri i Uzbekistanit.
Ky i fundit nuk mendohet dy herë dhe me qëllimin për të vonuar rivënien e topit në lojë nga skuadrës angleze, gjuan topin me sa mundet për ta larguar.
Tensioni ishte i menjëhershëm, fillimisht me disa lojtarë anglezë që iu afruan Rakhmatullaev dhe e shtynë, më pas mbërritën edhe uzbekët për të mbrojtur trajnerin e tyre dhe menjëherë u bashkuan lojtarë të tjerë anglezë dhe u desh pak kohë për të qetësuar shpirtrat e mbinxehur.
Gjesti jo sportiv i Rakhmatullaev i kushtoi atij një karton të kuq.