Një Botëror pa Brazilin duket i pamendueshëm.
Por në situatën aktuale mund të ndodhë dhe gjithçka është pasojë e pamjeve të turpshme në “Marakana” ku policia sulmoi me shkopinj gome tifozët e Argjentinës.
Pamjet bënë xhiron e rrjetit dhe tashmë është hapur një hetim që pritet të ketë pasoja të rënda për brazilianët.
Ngjarjet para fillimit të ndeshjes bënë bujë, pasi egërsia e policisë braziliane ndaj tifozëve, mes të cilëve kishte edhe fëmijë, u duk e pakuptimtë për shumëkënd, Edhe vetë lojtarët reaguan dhe vetëm pasi u kthye normaliteti në tribuna filloi ndeshja që përfundoi me fitoren 1-0 të Argjentinës.
Kështu, Brazili për herë të parë në historinë e vet u mund në një ndeshje në fushën e vet në kualifikueset e Botërorit dhe tanimë rrezikon të mbetet jashtë pasi është në vendin e 6 pasi ka 7 pikë pas 6 ndeshjesh të luajtura.
Megjithatë, sipas “Globo”, ndëshkimi i brazilianëve për ngjarjet e kësaj ndeshje mund të përfshijë edhe heqjen e pikëve në klasifikimin e kualifikuesve të Botërorit. Dhe kjo do të zbriste “seleçaon” nga zona e kualifikimit për atë aktivitet, një katastrofë e mirëfilltë për në nga përfaqësueset që cilësohet gjithmonë mes favoriteve për fitoren e trofeut.