Prishtina ka luajtur me sukses në garat evropiane përkatësisht në Kupën e Evropës së Mesme në vitin 1984 në futboll.Kupa e Evropës së Mesme,
Prishtina ka qenë në grup me Ajzenshtatin nga Austria, SKLO Unioni nga Çekosllovakia e Vashashi i Hungarisë.
Më 21 mars të vitit 1984, anipse ishte dita e parë e pranverës, në stadiumin e Prishtinës, mbretëronte kohë shumë e ftohtë.
Rezultatet, 1984
Përkundër moti të ftohtë, u tubuan mbi 8 mijë shikues në përballjen mes Prishtinës dhe skuadrës me renome hungareze, Vashash.
21 mars, 1984
Prishtina – Vashash 4:2 (2:2)
Stadiumi i Prishtinës (sot "Fadil Vokrri".
Shkues: 8.000.
Gjyqtar: Josef Pauçeku (Çekosllovakia), Salih Çubreli (Mitrovicë), Xhafer Gjuka (Peja).
Shënues: Batroviq (18'), Smajiqi (30'), Mehinoviqi (85') e Tortoshi (86') dhe për Vashashin: Kuti (23') e Latona (25').
Prishtina: Sllobodan Shuica 6, Skënder Shengyli 6 (Behajdin Gjinali 7), Faton Domi 7, Sahit Kelmendi 7, Petre Gruesbki 7, Rifat Mehinoviq 8, Salih Lugolli 6, Haris Smajiqi 6, Rexhep Gaxholli 6 (Jusuf Tortoshi 6), Mensur Nexhipi 7 dhe Zoran Batroviq 8.
Vashash; Leboniçki 7, Peça 6, Hires 6, Çorba 6, Balog 7, Komjati 7, Katona 6, Izo 5, Kish 5, Çik 5 dhe Kuti (Rikser 6).
Prishtina ngadhënjeu me përmbysje me rezultat 4:2.
Fitore në finish me 4:2 falë golave të Rifat Mehinoviqit dhe Jusuf Tortoshit.
Mysafirët avancuan me 1:2 por Prishtina me zemër të madhe bëri kthesën dhe triumfoi.
Për Prishtinën shënuan Zoran Batroviqi (18'), Haris Smajiqi (30'), Rifat Mehinoviqi (85') e Jusuf Tortoshi (86') dhe për Vashashin realizuan Kuti (23') e Latona (25').
"Kur dihet se Vashashi është skuadër e njohur, me renome ndërkombëtare dhe kampion i pesëfishtë shtetëror, del se ky sukses i prishtinasve është për respekt”, shkruante sporti i “Rilindjes”.